Oficerët e Krimit Ekonomik kanë tentuar që të shkojnë mesditën e kësaj të hëne në banesën e Sali Berishës për t’i komunikuar vendimin e gjykatës “detyrim për t’u paraqitur” dhe bllokimin e pasaportës.
Edhe sot u ndoq e njëjta procedurë sit ë shtunën tek selia e Partisë Demokratike, mirëpo edhe kësaj here nuk janë mirëpritur nga Sali Berisha. Oficerët e Krimit Ekonomik nuk kanë mundur që të takojnë Berishën për t’i komunikuar vendimin e Gjykatës. Kjo ka ndikuar që për Berishën, ndryshe nga dhëndri i tij të mos ketë një datë për t’u paraqitur në gjyq.
Aktualisht Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. (A2 Televizion)
