Avokati i Jamarbër Malltezit, me ironi dhe çudi i ka cilësuar si të guximshme akuzat e ngritur ndaj klientët e tij nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.
Në daljen e tij të parë për mediat, pasi gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Malltezin, avokati Skënderi u shpreh se klienti i tij po akuzohet vetëm se si një trashëgimtar i ligjshëm ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër trashëgimtarësh.
“Qëndrimi ynë në raport me akuzat ndaj Malltezit është mohues. E them me bindje. Për aq sa pamë nga fashikujt. Të akuzosh dikë se është trashëgimtar dhe ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër është shumë e guximshme”, tha Skënderi. (A2 Televizion)