IKMT zbarkon në Shirokë, nis prishja e një objekti pa leje ndërtimi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 12:17 | Aktualitet
IKMT zbarkon në Shirokë, nis prishja e një objekti pa leje

IKMT ka zbarkuar në zonën e Shirokës.

Një aksion i paralajmëruar nga Inspektoriati ka nisur, ditën e sotme, me shembjen e një objekti në afërsi të qendrës së Shirokës, buzë liqenit të Shkodrës.

Aksioni ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që i gjithë objekti është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Shkodrës.

Sipas të dhënave, ky objekt do të shembet plotësisht pasi pronarët nuk disponojnë dokumentacionin me leje për ndërtim.  

Ky është objekti më i madh që shembet në IKMT, në këtë zonë ndërkohë që pak ditë më parë është shembur edhe një tjetër në afërsi të Zogajve.

Në total, në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër, mësohet se janë 48 objekte që do t’i nënshtrohen prishjeve me shkresë të IKMT dhe kryeinspektorit Agim Ismaili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos