Kurti pranon planin e emisarëve perëndimorë, të enjten bisedimet në Bruksel, propozim modern për asociacionin

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 18:49 | Kosova
Kurti pranon planin e emisarëve perëndimorë, të enjten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dakordësuar që plani i emisarëve perëndimorë, i prezantuar ditë më parë, të jetë kornizë për bisedimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.

Është qeveria e Kosovës që e njofton diçka të tillë teksa konfirmoi se Albin Kurti do të marrë pjesë në bisedimet e 26 tetorit në Bruksel.

Bashkimi Europian bëri më herët të ditur se ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë për takime ditën e enjte, dhe se në tryezë është një propozim i ri modern, për asociacionin, që ju paraqit palëve gjatë vizitave të fundit 5 diplomatëve perëndimorë në Prishtine dhe Beograd. 

Sipas burimeve të cituara nga Radio Evropa e Lirë plani është që në kuadër të samitit të BE, Kurti dhe Vuçiç të kenë takime të ndara me katër liderët evropianë, përfaqësuesit e të cilëve vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor, Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell.

Stano deklaroi se priten hapa të shpejtë të palëve që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos