Shtyhen afatet, regjistrimi i popullsisë do të vijojë deri në fund të nëntorit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 12:33 | Aktualitet
Shtyhen afatet, regjistrimi i popullsisë do të vijojë deri

Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave. Konfirmimi erdhi nga drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli, e cila tha se ky vendim vjen për shkak të problematikave në një sërë bashkish.

“Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit. Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 për qind e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor”, u shpreh Dhuli.

Shkaqet e këtij vendimi, sipas Dhulit, janë rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta; ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.

“Ky proces vazhdimësie nënkupton mbulim të plotë të territorit nga ky aktivitet”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos