100 euro “për kokë”, tentoi të kalojë me automjetin e tij disa pakistanezë në Malin e Zi, arrestohet 47-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:33 | Kronikë
100 euro “për kokë”, tentoi të kalojë me

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Ai është kapur në pikën e Hanit të Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro. 

Ndaj 47-vjeçarit, D.F., rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë është vënë në hetim shtetasi N. C., 56 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos