
Emocione rezervojnë dhe takimet e Conference League aty ku e gjithë vëmendja është tek skuadra shqiptare Ballkani. Dardanët luajnë përballë Astanës në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në seancën e fundit stërvitore, probleme ka për Hamitin, që edhe pse do të jete ne pankinë, nuk do të luajë si titullar ndërsa Ismajlgeci është stërvitur i diferencuar dhe ende nuk është në formën e tij më të mirë. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion.
Pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit, tek dardanët besojnë se asgjë nuk është e pamundur për këtë arsye do të bëjnë çmos për të marrë një tjetër rezultat pozitiv.
Dueli luhet sot duke nisur prej orës 18:45. Ne ndeshjen tjetër të grupit Dinamo Zagrebit përballet me Viktoria Plzen.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, Aston Villa përballet me Alkmaar ndërsa Legia e Varshavës ku luajnë dhe dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka përballet me Zrinjskin.
Sulmuesi kuqezi me shumë gjasa do ta nis ndeshjen që nga minuta e parë për polakët. Në takimet e tjera, Lugano përballet me Club Brugge ndërsa turqit e Besiktas luajnë me Bodo Glimt.
(A2 Televizion)