Nën hetim nga SPAK, Berisha reagon për ndërrimin e avokatëve: Nuk kam njoftim

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:32 | Politikë
Nën hetim nga SPAK, Berisha reagon për ndërrimin e

Sali Berisha deklaroi se nuk kishte asnjë njoftim nga Gjykata në lidhje me ndërrimin e avokatëve për çështjen e tij. Në një deklaratë për mediat, para selisë së PD-së, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj avokatit të caktuar për seancën ndaj tij, Artan Simoni. Sipas Berishës, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës.

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos