"21 Janari", Berisha: Në burg duhej të ishte Rama, i përdori njerëzit si mish për top

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 14:05 | Politikë
"21 Janari", Berisha: Në burg duhej të ishte Rama, i

Duke folur për mediat pas protestës së mbajtur para kryeministrisë, ditën e sotme, kreu i demokratëve Sali Berisha u shpreh se ishte i kënaqur nga pjesëmarrja.

Kurse, i pyetur nga gazetarët, kryedemokrati refuzoi që të komentonte zhvillimet që po ndodhin në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës së PD-së.

Nuk bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Ishim për Edi Ramën, jo për gjykatën. Atë kemi armik numër një. Ky është revolucion!”

Ndërsa, audion e bërë publike së fundmi si provë për 21 janarin, Berisha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se bëhet fjalë për fabrikime të Ardi Veliut.

Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një audiopërgjim pa u dëgjuar gjë, atëherë kemi bërë krim.”

Protesta e opozitës u mbyll edhe për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit, ndërsa seanca në Apel për drejtimin e PD-së vijon. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/03/opozita-ne-bulevard-rama-si-ka-mundesi-qe-vrasesit-e-21-janarit-enden-te-lire-zhgenjim-popullor-nga-reforma-ne-drejtesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos