22 ditë luftime, çfarë ka ndodhur sot?

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 23:05 | Bota
22 ditë luftime, çfarë ka ndodhur sot?

Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit në ditën e 22-të të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)

  • Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë ngecur në të gjitha frontet, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj, këtë mëngjes.
  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka quajtur “tradhtarë të kombit” rusët të cilët janë pro Perëndimit.
  • Ndër njerëzit më të rrezikuar në Ukrainë pas shpërthimit të luftës janë rreth 200 000 fëmijë në jetimoret dhe shtëpitë e kujdesit të Ukrainës.
  • Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, duke rrezikuar kështu përshkallëzimin e konfliktit atje.
  • Lufta në Ukrainë mund të ulë rritjen ekonomike globale me më shumë se një pikë përqindjeje në vitin e parë pas pushtimit. Paralajmërimi u dha nga Organizata për Zhvillim Ekonomik (OECD), sipas së cilës ndikimi mund të shkaktojë recesion të thellë në Rusi.
  • Në një raport të fundit të Pentagonit thuhet se ushtria ruse ka humbur deri 28 mijë ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë, të vrarë dhe të plagosur, ndërsa theksohet se ka ngecur në të gjitha frontet.
  • Sipas kreut të delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak mund të jenë të nevojshme dhe pak ditë, 10 maksimumi për arritjen e një marrëveshje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta.
  • Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i është bashkuar presidentit Joe Biden në deklaratën e tij se në Ukrainë janë kryer krime lufte nga ana e Rusisë.
  • Pas parlamenteve të Estonisë dhe Lituanisë, parlamenti i Letonisë ka kërkuar gjithashtu krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos