
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit në OKB që të punojë drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë.
"Sikur të mos mjaftonte Covid, një luftë shkatërruese si kjo është tepër e rrezikshme për botën," tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai shtoi se deri në këto momente ishin verifikuar 43 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 të vrarë, duke përfshirë punonjës shëndetësorë dhe 34 të tjerë të plagosur.
“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Ghebreyesus. (A2 Televizion)