
Një 22-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa mësohet se, i riu është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 13.07.2023, në rrugën "Muhamet Deliu", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Tiranës