2,5 kg kokainë në portretet e Maradonës

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 14:48 | Bota
2,5 kg kokainë në portretet e Maradonës

Policia turke sekuestroi 2,5 kilogramë kokainë në aeroportin e Stambollit, të fshehur në portrete të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, të ndarë nga jeta pak javë më parë, pas një historie me abuzime me kokainën.

Dogana turke tha në një deklaratë se për këtë sasi lënde narkotike u arrestua një 72-vjeçar, me shtetësi gjermane por me origjinë kroate. Kokaina e sekuestruar do të kapte në tregun vendas një vlerë prej 2 milionë lirash turke, ose rreth 250 mijë dollarë.

Një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, Maradona fitoi Botërorin me Argjentinën në vitin 1986, por u përjashtua nga Botërori i vitit 1994 për përdorim të substancave të ndaluara. Për vite abuzoi me drogën dhe alkoolin, ndërsa ndërroi jetë më 25 nëntor, një muaj pasi kishte mbushur 60 vjeç. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CJJIq9DBduU/

A2 CNN Livestream

Latest Videos