Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 16:40 | Politikë
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi jep

Boiken Abazi nuk do të jetë më lideri i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Lajmin e ka pohuar vetë Abazi me anë të një postimi, ky si motivacion për vendimin Abazi ka vënë “mbajtjen e përgjegjësive për rezultatet në Shqipëri”.

Sipas tij, vendimi, edhe pse i diskutuar më parë, zyrtarizohet tani “për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale”, dhe se për zëvendësuesin e tij po vazhdojnë diskutimet.

https://www.facebook.com/boiken.abazi/posts/10158862828012961

Vetëvendosje në Shqipëri mori pjesë në zgjedhjet e fundit me tre kandidatë, konkretisht me Boiken Abazin në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër, por pa siguruar asnjë mandat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos