25 vjet nga vrasja e Escobar-it, kërcënohet me vdekje futbollisti pasi humbi penalltinë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 21:22 | Futboll
25 vjet nga vrasja e Escobar-it, kërcënohet me vdekje futbollisti pasi

25 vite nga vrasja e futbollistit Escobar, ekzekutimi i të cilit erdhi pasi shënoi një autogol që eliminoi kombëtaren nga Botërori “USA ‘94”, nga Kolumbia sërish vijnë lajme shqetësuese.

Kili siguroi gjysmëfinale e Kupës së Amerikës Latine, pasi fitoi me 11-metërsha ndaj Kolumbisë. Vendimtare rezultoi penalltia e humbur nga mbrojtësi 29-vjeçar i Santa Fe, William Tesillo.

https://a2news.com/2019/06/21/25-vjet-nga-vrasja-e-escobar-it-te-pafajshem/

Pas këtij episodi, mediat kanë raportuar se futbollisti ka marrë kërcënime me vdekje. Madje, jo vetëm ai, por edhe familjarë të Tesillo-s.

Teksa foli për “Radio Caracol”, babai i futbollistit nuk ka fshehur shqetësimin. “Ne po lutemi, por duhet të kuptojnë se në futboll nuk mund të marrësh vetëm fitore”, ka thënë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos