
26-vjeçari Martin Çeço i gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq të Korçës dyshohet se është vrarë nga 3 persona. Policia e Korçës njofton se ka vënë në pranga tre autorët; Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Sipas Policisë tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 12 qershor kanë marrë viktimën në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.
Dyshimet e Policisë u ngritën pas nxjerrjes nga rezervuari të trupit të pajetë të 26-vjeçarit, pasi gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.
Mësohet gjithashtu se shkak i vrasjes ka qenë konflikti për një vajzë të mitur, me të cilën dyshohet që viktima kishte lidhje dhe po kështu kështu edhe njëri nga autorët e krimit. (A2 Televizion)