263 të infektuar me koronavirus, asnjë humbje jetë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 18:39 | Aktualitet
263 të infektuar me koronavirus, asnjë humbje jetë

Ka pësuar një rënie të lehtë bilanci i të infektuarve të rinj me koronavirus në vendin tonë.

Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë 263 persona të tjerë kanë rezultuar të prekur nga Sars Cov 2 në 24 orët e fundit nga 1069 testime të kryera, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje jete.

Gjithashtu, mësohet se janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: 1069 testime, 263 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 277 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Shtator 2022 - Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.

Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Shtator 2022)

Raste të reja ditore             263

Të shëruar në 24 orë          277

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     1069

Testime totale                   1,963,270

Raste pozitive                      328,469

Raste të shëruara               321,810                                                                                             

Raste Aktive                              3,076

Humbje jete                               3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             1,401

Fier                                                     318

Shkodër                                       228

Elbasan                         222

Durrës                             204

Korçë                                 192

Vlorë                                     160

Gjirokastër                122

Berat                                      102

Lezhë                                     65

Dibër                                       51

Kukës                                      11 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos