
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, z. Geraldo Durdaj.
Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtoreshën Jonida Baçi, e shkarkuar pak muaj më parë.
Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. (A2 Televizion)