
Një video e realizuar nga një dëshmitar okular tregon momentin kur një person duket se sulmon Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro, teksa ai po shëtit me motor në qytetin Curitiba të mërkurën.
Në pamje duket Bolsonaro duke marrë pjesë në një tur me mbi dhjetë motoçiklistë të tjerë, kur në një moment një këmbësor që ndodhet në anë të rrugës e sulmon duke e goditur me një objekt.
Sipas mediave lokale, burime nga brenda stafit të Presidentit, që ndodhet në fushatë zgjedhore, konfirmoi që ndaj tij ishte hedhur ujë.
Bolsonaro garon në zgjedhjet e tetorit për një mandat të dytë, ndërsa sfidohet nga ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva. (A2 Televizion)