"Mbështetje për të punuar në vend ose 3 mijë euro shkollimi në vit", politikat për  mjekët e rinj

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 16:43 | Aktualitet
"Mbështetje për të punuar në vend ose 3 mijë euro

Rektori i Universitetit të Mjekësisë flet për politikat që synojnë t’i mbajnë mjekët në Shqipëri.  Ende nuk ka asnjë vendim konkret, por sipas Arben Gjatës propozimet janë hedhur për diskutim me grupet e interesit.

Gjatë një dalje për median, rektori Gjata sqaroi se ende nuk është vendosur nëse politikat e reja që do të frenojnë largimet e mjekëve jashtë vendit do të prekin edhe studentët aktualë apo vetëm të rinjtë që pritet të hyjnë në këtë program studimi.

Sipas përllogaritjeve të Universitetit,  afro 3 mijë euro në vit mendohet të jetë pagesa e shkollimit për studentët e mjekësisë që refuzojnë të punojnë në Shqipëri 3 vjet pas studimeve.

Studentët aktualë të Mjekësisë kanë paralajmëruar vijimin e protestave për të kundërshtua politikat që sipas tyre ndalojnë lëvizjen e lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos