All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

27 persona shkrumbohen në një minierë ari

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 22:35 | Bota
All - Paragraf - 1

Një zjarr i madh në një minierë ari në jug të Perusë u ka marrë jetën 27 personave, kanë konfirmuar autoritetet lokale këtë të diel. Ky konsiderohet si ngjarja më e rëndë në miniera në Peru në më shumë se dy dekada.

Dyshimet e parë kanë qenë se zjarri në minierën e rajonit Arequipa mund të ketë nisur nga një qark i shkurtër. Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në qiell.

All - Paragraf - 3

Peruja është prodhuesi më i madh i arit në botë dhe prodhuesi i dytë më i madh i bakrit. Në vitin 2022, 38 persona u vranë në aksidente të ndodhura në miniera në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

Foto nga miniera ku ka ndodhur ngjarja
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos