29 të dënuar me vdekje për dhunën gjatë festës së Bajramit

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 19:01 | Bota
29 të dënuar me vdekje për dhunën gjatë festës

29 persona u dënuan me vdekje në Republikën Demokratike të Kongos në lidhje me dhunën që shpërtheu në kryeqytetin Kinshasa gjatë festimeve të Bajramit.

Një oficer policie humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet midis grupeve rivale myslimane gjatë festës së shenjtë.

Ata ishin mbledhur për të shënuar fundin e muajit të Ramazanit, por nuk ranë dakord se kush duhet ta drejtonte ceremoni.

Dënimi me vdekje nuk zbatohet më në Kongo kështu që të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënime të përjetshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos