Rihapet Italia, dekreti i qeverisë jep datat për të gjitha fushat

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 15:28 | Bota
Rihapet Italia, dekreti i qeverisë jep datat për të gjitha fushat

Italia prezantoi kalendarin e mundshëm të rihapjes graduale të vendit që pritet të rishikohet në vazhdimësi nga qeveria Draghi.

 Sipas këtij plani që nga sot i jepet drita jeshile hapjes së pishinave dhe plazheve për qytetarët. Ndërkohë nga nesër hyn në fuqi urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë që heq mini karantinën që u imponohej atyre që hynin në vend nga shtetet europiane por dhe shtetet e zonës Shengen.

Më 22 maj mund të jetë data për rihapjen e qendrave tregtare gjatë fundjavave. Më 1 qershor dekreti në fuqi parashikon rihapjen e restoranteve në ambientet e brendshme, palestrave dimërore dhe po shqyrtohet edhe mundësia e pranisë së tifozëve në eventet sportive me kapacitet kufizuar në 25%.

15 qershori shënon datën e rikthimit të panaireve me pjesëmarrjen e publikut dhe lejimin e organizimit të eventeve martesore e festave të tjera familjare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos