
Real Madrid nuk e diskutoi fitoren me Elche, teksa e mposhti atë 3-0 në shtëpi.
Valverde kaloi i pari në avantazh madrilenët që në minutën e 11. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa në të dytën skuadra e Ancelotti nuk u kursye.
Benzema dyfishoi shifrat dhe në fund Asensio siguroi 3 pikët e radhës.
Interesant fakti që Realit iu anuluan edhe 3 gola për pozicion jashtë loje.
Pas këtij suksesi, Reali mban vendin e parë me 28 pikë, 6 më shumë se Barcelona, edhe pse katalansit kanë një ndeshje më pak. (A2 Televizion)