Në 68 ndeshje të luajtura në shtëpi, nuk ka pësuar asnjë humbje me klubin e tij.
Po flasim për Virgil van Dijk, i cili nuk njeh disfatën në “Anfield” që kur është transferuar te Liverpool, në vitin 2017.








Gjatë kësaj kohe, ka fituar një Champions League dhe një Premier League, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Madje, në vitin 2020, holandezi 31-vjeçar u rendit i dyti në klasifikimin e Topit të Artë. (A2 Televizion)