3 marrëveshjet e Berlinit, Preçi: Besoj se impakti do jetë vetëm propagandistik

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 21:24 | Ekonomi
3 marrëveshjet e Berlinit, Preçi: Besoj se impakti do jetë

Ish-ministri i Financave, Zef Preçi komentoi në A2 Business 3 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes vendeve të Ballkanit gjatë javës së kaluar.

Sipas Preçit, këto marrëveshje, përveç efektit propagandistik nuk kanë ndonjë efekt të madh për vendin tonë.

“Vështirë të japësh një përgjigje ezauruese. Çfarëdo marrëveshje për lëvizjen e lirë është për t’u përshëndetur. Por këto hapa duhet të jenë të matura për të mos dëmtuar ekonominë shqiptare. Koha kur qeveritë shqiptare nënshkruanin çdo marrëveshje që ofrohej duhet lënë pas. Lëvizja me karta është diçka e mirë, por nuk kemi fluks të madh lëvizje drejt rajonit, janë ata që vijnë këndej. Njohja e diplomave është e njohur me faktin që shqiptarët janë të prirur të shkojnë drejt BE dhe jo rajonit. Duhen krijuar impulse që prodhimi vendas të marrë atë peshë që i takon. Përveç efektit propagandistik, nuk mendoj se ka ndonjë efekt në vendin tonë”, u shpreh Preçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos