3 milionë të infektuar me Covid në Rusi, vaksina Sputnik V miratohet dhe për të moshuarit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 16:21 | Bota
3 milionë të infektuar me Covid në Rusi, vaksina Sputnik V

Vijon të mos shënojë ngadalësim pandemia e koronavirusit në Rusi, ku zyrtarisht vendi numëron mbi 3 milionë të infektuar.

Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 mijë raste të reja ndërkohë që 567 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Lajmi i mirë që vjen nga Rusia është se agjencitë pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë miratuar përdorimin e vaksinës vendase Sputnik V dhe për personat mbi 60 vjeç.

Deri në këto momente të moshuarit nuk ishin pjesë e fushatës së vaksinimit dhe vetëm një numër i vogël prej tyre i ishte nënshtruar testimeve për efektshmërinë dhe sigurinë e vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos