
Një vajzë vetëm 13 vjeç është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për vrasjen e një 35-vjeçari në Nju Xhersi dy javë më parë.
Niles Holmes u gjet me plagë të shumta me armë zjarri në gjoks në një rrugë më 10 dhjetor. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Pas të shtënave, dëshmitarët janë shprehur se kanë parë një grup të rinjsh të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dy javë pas ngjarjes, në prag të Krishtlindjes, një 13-vjeçare u vu në pranga. E mitura akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, një grup adoleshentësh kanë qëlluar me armë dhe më pas i janë larguar me shpejtësi policisë. Pak kohë më vonë, edhe një tjetër person u gjet i plagosur me plagë në këmbë dhe krah, por fatmirësisht arriti të mbijetojë.
Motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta. (A2 Televizion)