Frikë nga arrestimi i mundshëm? Putini nuk do të marrë pjesë në samitin në Afrikën e jugut

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 15:47 | Bota
Frikë nga arrestimi i mundshëm? Putini nuk do të marrë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e grupit të shteteve BRICS, që do të zhvillohet me 22 gusht në Afrikën e Jugut. Këtë e konfirmoi presidenca e vendit organizator. Në vend të tij parashikohet prezenca e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kjo vjen mes një frike që presidenti Putin mund të arrestohej gjatë udhëtimit të tij për në Afrikën e Jugut. Qeveria e Johanesburgut sqaroi se diçka e tillë nuk do të ndodhte, pasi do të ishte një deklaratë lufte ndaj Rusisë.

Kremlini reagoi lidhur me atë deklaratë duke nënvizuar se Rusia nuk e ka udhëzuar Afrikën e Jugut të bënte atë deklaratë. Putini është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës pasi akuzohet për krime lufte dhe rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/14/mercenaret-nuk-po-luftojne-me-ne-ukraine-putini-asgjesoi-wagner-biden-prigozhin-kujdes-cfare-ha/
https://a2news.com/2023/07/10/balle-per-balle-per-3-ore-putini-takoi-prigozhinin-e-wagner-i-ofroi-pune-ose-lufte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos