
Gati 3 vjet nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Durrësi ende nuk i është rikthyer normalitetit. Familje të tëra nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre për shkak të zvarritjes së punimeve.
Vonesat dhe shtyrjet pa afat të riparimit të dëmeve janë bërë shkak i protestave të banorëve të kompleksit "Jedas". Ata kërkojnë përshpejtimin e punës në mënyrë që ky dimër t’i gjejë në banesat e tyre.
Në këtë kompleks jetonin rreth 280 familje. Tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi në nivelin DS4 dhe punimet për riforcimin e objektit kanë më shumë se 1 vit që kanë filluar.
Ndërkohë, banorët thonë se gjatë kësaj kohe kanë vonesa dhe probleme edhe me marrjen e bonusit të qirasë. (A2 Televizion)