
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile shpjegon se pezullimi i punës në aplikimin për dokumentet e identifikimit nuk ishte një sulm në rrjet, por një masë për ta bërë të pamundur këtë.
Një ditë më parë, Ministria e Brendshme bëri me dije se zyrat e “Aleat”, për aplikim për dokumente biometrike, do të mbyllen të premten e datës 16 shtator, ndërsa Stavro konfirmoi se ato do të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët nga e hëna.
Sulmi i hakerave iranianë mbi “e-Albania”, por edhe në sistemin TIMS, të policisë shkaktoi jo pak probleme kryesisht në pikat kufitare, të cilat pas ndërhyrjeve rinisën punën. Momentalisht, problem ka shfaqur sistemi i gjobave të policisë rrugore, por edhe ai i identifikimit të targave të huaja në vend. (A2 Televizion)