Koronavirusi në Shqipëri, 9 të shtruar në spital, mbi 1 mijë raste aktive

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 18:16 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 9 të shtruar në spital, mbi 1

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 694 testime nga të cilat 75 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë 1078 persona të infektuar me koronavirus.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.

Janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                75

Të shëruar në 24 orë             149

Të shtruar në spitale             9

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     694

Testime totale                   1,973,702

Raste pozitive                      330,313

Raste të shëruara                  325,649          

Raste Aktive                             1,078

Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    470

Shkodër                 127

Elbasan                   96

Fier                           83

Durrës                     81

Vlorë                         58

Gjirokastër                47

Korçë                         39

Berat                           38

Dibër                           18

Lezhë                        16                     

Kukës                           5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos