Kanë kaluar 30 vite që kur Home Alone 2: Lost in New York u transmetua për herë të parë.
Pjesa e dytë e filmit, që çimentoi statusin e Macaulay Culkin-it si një prej fëmijëve aktorë më të suksesshëm, e kishte premierën më 20 nëntor të vitit 1992.
Ky është filmi i tretë i Krishtlindjeve me fitimin më të madh, pasi mori më shumë se 359 milionë dollarë me një buxhet prej 28 milionë dollarësh.
Culkin luan Kevin McCallister, i cili ndahet nga familja e tij në aeroport dhe përfundon në një aeroplan për në Nju-Jork dhe jo në Florida.
Por ku janë sot disa nga figurat më ikonike të Home Alone? (A2 Televizion)
Culkin ishte milioner kur arriti moshën 12-vjeçare. Megjithatë, ai ka marrë më shumë vëmendje për ato që ka bërë jashtë kamerave sesa për rolet që ka luajtur. Aktori ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës. Ai ra në dashuri me Brenda Song nga The Suite Life of Zack & Cody në 2017 dhe tashmë kanë një fëmijë.Devin Ratray-Buzz Mccallister: Devin Ratray luajti në një sërë filmash të tjerë pas Home Alone. Megjithatë, së fundmi është dënuar për dhunë në familje pasi u denoncua nga e dashura. Po ashtu Ratray u akuzua për përdhunim nga një grua tjetër.Catherine O'hara-Kate Mccallister: Catherine O'Hara, e cila luante nënën e Kevin, ishte e mirënjohur edhe përpara se Home Alone. O'Hara, tashmë 68 vjeç, ka marrë role në Waiting for Guffman, Orange County dhe projekte me zë në Frankenweenie të Tim Burton.Tim Curry- Zoti Hector: Aktori britanik Tim Curry, tashmë 76 vjeç pësoi infarkt në vitin 2012 dhe që prej atëherë lëviz me një karrige me rrota. Që atëherë ai ka mbajtur profil relativisht të ulët.Daniel Stern- Marv Merchants: Pasi luajti partnerin e Joe Pesci-t në krim, Daniel Stern është angazhuar rregullisht në projekte filmike dhe televizive. Megjithatë, personazhi i tij Marv në filmin Home Alone është padyshim më i famshmi i tij. 65-vjeçari duket se tashmë preferon të kalojë kohë në fermën dhe vreshtin e tij të madh në Kaliforninë Jugore.Joe Pesci- Harry Lime: Në vitin 1991 ai fitoi një Oscar si aktori jo protagonist për rolin e tij në filmin e drejtuar nga Martin Scorsese, Goodfellas. Pesci, i cili tashmë është 79 vjeç luajti rolin protagonist në filmin The Irishman (2019) për të cilin siguroi edhe një nominim për Oscar.