
Një tentativë vjedhjeje është zbuluar së fundmi në shtëpinë e aktorit të njohur Robert De Niro.
Një grua u arrestua në mes të natës në shtëpinë e De Niros teksa po tentonte të vidhte dhurata nën pemën e Krishtlindjes.
Shanice Aviles, 30 vjeç, u pikas nga disa oficerë policie teksa hynte në shtëpinë ku aktori jeton përkohësisht në Rrugën 65 në Nju Jork. Në atë moment ai ndodhej në shtëpi me vajzën e tij 11-vjeçare.
Gruaja e arrestuar në flagrancë është e njohur për policinë edhe për grabitje të tjera. (A2 Televizion)