Rama bisedë telefonike me Zelensky-n

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 17:34 | Aktualitet
Rama bisedë telefonike me Zelensky-n

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Biseda mes dy liderëve vjen në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Patëm një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. E urova për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona dhe hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam mbi situatën në front dhe mbi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjes për formulën tonë të paqes,” shkruan në një postim në Twitter presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dha lajmin për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev ndërsa më herët ministrja punëve të Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë. 

Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1613925253876535296?s=20&t=GlEJXkjXhKyu8I-tD6anyQ
https://a2news.com/2023/01/12/30-vjet-marredhenie-diplomatike-rama-shqiperia-do-te-hape-ambasaden-e-saj-ne-kiev/

A2 CNN Livestream

Latest Videos