300 mijë fëmijë të zhvendosur në Afganistan, apeli i UNICEF: Të mos i braktisim

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 13:51 | Bota
300 mijë fëmijë të zhvendosur në Afganistan, apeli i

"Ne nuk mund t'i braktisim fëmijët e Afganistanit në kohë nevoje". Është ky apeli i drejtorit rajonal të UNICEF-it George Laryea-Adjei.

Organizata humanitare vlerëson se 300,000 fëmijë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre, në disa raste ndërsa ishin duke fjetur, pas mbërritjes së talebanëve dhe nxitimit për të lënë vendin.

Një milion fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, kërcënuese për jetën. Mbi 4 milionë fëmijë, përfshirë 2.2 milionë vajza, janë jashtë shkollës.

"Ata po luftojnë me shqetësimet dhe frikën, shumë kanë parë skena që asnjë fëmijë nuk duhet t'i shohë", thotë drejtori i UNICEF. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos