
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 33 viktima dhe 946 raste të reja nga Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se qyteti më i prekur mbetet Shkupi me 426 infeksione ditore.
Po ashtu, autoritetet bënë me dije se 789 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 63 890, numri i të shëruarve është 40 977, kurse i viktimave 1825. (A2 Televizion)