Kamberi mbështet nismën, peticion për memorial në Batajnicë për viktimat shqiptare

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 13:02 | Ballkani
Kamberi mbështet nismën, peticion për memorial në

Pas veprimit në parlamentin e Serbisë disa ditë më parë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka mbështetur një tjetër nismë të guximshme. Ai fton qytetarët që të solidarizohen dhe të firmosin peticionin e Fondit për të Drejtën Humanitare, për ngritjen e një Qendre Memoriale në Batajnicë, ku janë gjetur varreza masive të civilëve të pafajshëm shqiptarë.

“Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, të moshuar, gra dhe fëmijë. Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, viktimat janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhër-dhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë”, u shpreh ai.

Deputeti shton se territori ku gjenden varrezat masive shfrytëzohen ende nga pjestarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kamberi kërkoi të enjten e kaluar që shqiptarët në Serbi të kenë të drejtë të përdorin simbolet dhe flamurin kombëtar shqiptar, pasi ato janë pjesë e idenditetit të tyre.

Për të mbështetur kauzën e tij vendosi edhe flamurin kombëtar në parlament, por që kryetari i kuvendit, Ivica Daçiç, e detyroi ta hiqte.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos