Mbi 1200 të shëruar në Maqedoninë e Veriut, kërkohet zgjatja e krizës edhe për 6 muaj

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 20:47 | Ballkani
Mbi 1200 të shëruar në Maqedoninë e Veriut, kërkohet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 29 viktima dhe 1069 raste të reja nga Covid-19, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1242 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer mbi 335 mijë teste të Covid-19 ku kanë dalë pozitive gati 63 mijë raste. Prej tyre mbi 40 mijë janë shëruar ndërsa deri tani janë regjistruar gati 1 800 viktima.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të përballjes sa më efikase të pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Vendimi u miratua nga qeveria me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon  situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kjo kërkesë e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi deri më 19 dhjetor.

Maqedonia e Veriut nuk planifikon shtrëngimin e masave kundër COVID-19, pavarësisht rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Drejtuesit e institucioneve shëndetësore apelojnë për respektimin e masave në fuqi.

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura, nën kushtet e përcaktuara, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 21:00 si dhe ndalimi i grumbullimit i më shumë se katër personave pas kësaj ore, janë masat me të cilat Ministria e Shëndetësisë shpreson se do të rezultojnë me sukses në uljen e shifrave të larta me COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos