
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili po transportonte me makinën e tij një sasi prej 34 kg lëndë narkotike, të llojit kokainë.
Shqiptari, rezident në Itali, u ndalua ndërsa udhëtonte me kamion në autostradën e Brenneros, në drejtim të jugut. Ai u ndalua nga policia italiane pranë Vipitenos.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në kabinën e kamionit dhe mendohet se nëse do të dilte në treg do të arrinte shifrën e 3 milionë eurove.
Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun e Bolzanos në pritje të masës së sigurisë, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)