Harta gjyqësore, ja si po shkelet bojkoti në gjykata

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 11:56 | Aktualitet

Nga e mërkura e kaluar, dhoma e avokatëve të Shqipërisë ka vendosur bojkotin pa afat të proceseve gjyqësore dhe bojkotin për 10 ditë edhe të masave të sigurisë në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ-ja.

Por sa po respektohet ky bojkot? Fakti është që thuajse në të gjitha gjykata e vendit, si në shkallë të parë, ashtu edhe në apel po vijojnë të bëhen procese edhe me masat e sigurisë. Një fenomen i tillë ndodh edhe në Gjykatën e  Shkodrës.

Sipas avokatit Apollon Harxhi, kuptohet që një bojkot i tillë shfaq edhe probleme ekonomike për avokatët.

“Duhet pranuar se ka edhe probleme financiare. Janë persona privatë, në rastin kur nuk punon nuk kanë të ardhura", thotë Harxhi.  

Avokati Apollon Harxhi

Me sa duket, tanimë janë zbuluar edhe skemat që po përdorin disa avokatë për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre në proceset civile.

“Në pjesën civile, në rast se avokati nuk vjen, pala paditëse ka të drejtë të pushojë gjykimin, në këto kushte, avokatët fusin palët në proces pa qenë ata, dhe pretendimet  i shkruajnë me shkrim, sepse përndryshe çështja do pushohej”, shton avokati shkodran.

Ndërsa në proceset penale, veçanërisht në ato ku vendosen masat e sigurisë, prania e avokatit është e domosdoshme për të legjitimuar seancën dhe fakti që gjykatat kanë dhënë vendime të tilla edhe gjatë bojkotit, tregon që avokatët në rastin më të mirë futen fshehtas në proceset e masave të sigurisë.

https://a2news.com/2022/07/03/harta-gjyqesore-boshlleku-ne-sistem-detyron-klgj-te-shetite-gjyqtaret/

Pavarësisht deklaratave të dhomave të avokatisë në rrethe, si dhe dhomës së përgjithshme të avokatëve të Shqipërisë, duket se bojkoti po zbatohet në letër pasi në realitet situata duket tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos