Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 11:57 | Aktualitet
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur, këtë të martë, çmimet e reja për karburantet, të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë.

Nga sot, çmimi i naftës do të jetë 252 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 241 lekë.

Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë i pandryshuar: 81 lekë për litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos