
Në pak kohë Shqipëria rrezikon të humbas 1/3 e tokës bujqësore si pasojë e erozionit. Paralajmërimi është bërë nga Komisioni Europian në një raport mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike në rajonin e Ballkanit Perëndimore.
Bazuar në gjetjet e këtij studimi, degradimi i tokës po zgjerohet ndaj duhet të merren masa me qëllim që të amortizohen efektet e këtij procesi.
Ndërkohë, sipas raportit vetëm 2.6 për qind e sipërfaqes bujqësore përdoret për bujqësi organike, shumë larg objektivit të Bashkimit Europian prej 25 për qind. (A2 Televizion)