
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.
Një 35-vjeçar, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)