37-vjeçarja u gjet e pajetë në Shkodër, Policia: Dyshohet të jetë vetëhelmuar

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 20:31 | Kronikë
37-vjeçarja u gjet e pajetë në Shkodër, Policia: Dyshohet

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në By Pass-in e këtij qyteti, ku një 37-vjeçare u gjet e pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, por dyshohet të jetë vetëhelmuar.

https://a2news.com/2022/05/31/ngjarje-e-rende-ne-shkoder-gjendet-e-pajete-dhe-me-shenja-dhune-nje-vajze/

Gruaja ka pasur probleme nga depresioni, ndërsa shenjat në fytyrë, sipas ekspertëve, janë krijuar nga dekompozimi pasi ka disa ditë që viktima ka humbur jetën.

Gruaja nga Tropoja, e cila jetonte në Dobraç të Shkodrës ishte larguar nga banesa në datën 8 maj dhe më 18 maj e motra e saj ka bërë kallëzim në Polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos