
Një parcelë gjigante me 520 rrënjë kanabisi është zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar "Zimaj" në njësinë administrative Ungrej.
Falë kontrolleve të shtuara të territorit për kultivimin e narkotikëve dhe përdorimit të dronëve u arrit të zbulohej parcela me kanabis e fshehur në një zonë me shkurre.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin P.L. si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj, D. D., 56 vjeç dhe P. N., 55 vjeç, me detyrë, roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. (A2 Televizion)