
Prezencë uji në 4 banesa, 1300 ha sipërfaqe të përmbytura dhe disa akse të pakalueshme, është situata më e fundit nga reshjet në Qarkun e Lezhës. Sipas të dhënave të deritanishme, reshjet vazhdojnë ende duke përkeqësuar situatën.
Situta në Lezhë
Në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, kemi pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje.
Reshjet e shiut vazhdojnë pa ndërprerje, gjë e cila do të ndikojë negativisht në normalizimin e situatës.
Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve.
Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.
Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.
Kemi 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, Bashkia Lezhë.
Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike.
Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave, por të papërfillshme.
Në Bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC, nuk raportohen problematika. (A2 Televizion)