Me mendjen te gjysmëfinalja e Champions League ndaj Manchester City-t, Reali ka zhvilluar 62 minuta të tmerrshme në transfertë ndaj Gironës.
Taty Castellanos i ekipit vendas ka shkëlqyer me 4 gola të realizuar ndaj skuadrës së Ancelotti-t, dy në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ndërsa goli i vetëm për Realin është shënuar nga Vinicius.
Me këtë humbje, tashmë titulli në LaLiga duket një çështje e mbyllur me Barcelonën që është në kuotën 76 pikë, 11 më shumë. (A2 Televizion)


