
Emri i ri i stadiumit të Partizanit do të jetë ''Arena e Demave''.
Ky është vendimi i fundit i drejtuesve të kuq, të cilët kanë preferuar që impianti i tyre i ri mos të quhet thjesht stadiumi “Partizani'', por të ketë një emër më të veçantë që i shkon përshtat me nofkën e tyre.
Kompleksi i ri hapi dyert për skuadrën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh.
Shumë shpejt, të kuqtë pritet të bëjnë të tjera investime si hoteli apo tribuna pas porte. (A2 Televizion)