4 humbje radhazi, Teuta largon Edi Martinin për herë të dytë

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 18:58 | Futboll
4 humbje radhazi, Teuta largon Edi Martinin për herë të dytë

Teuta ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, për herë të dytë brenda këtij sezoni.

Në nëntor, trajneri u largua pas ecurisë së dobët së skuadrës. Në stol qëndroi tre ndeshje drejtori sportiv Renato Arapi dhe më pas në dhjetor drejtuesit vendosën të rikthenin sërish Martinin.

Ndërsa tashmë, Edi Martini largohet pas 4 humbjeve radhazi.

Teuta renditet në vendin e gjashtë, me 18 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos